Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me 122 vota pro është miratuar ligji për ngritjen e SPAK-ut, (Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë) ndërsa miratimi është bërë pa asnjë votë kundër.
Më pas, deputetët e opozitës janë larguar nga salla.
Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, projektligjin për ?Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë?, Projektligjin ?Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë?, si dhe ligjin ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/votimi-i-6-ligjeve-te-drejtesise-pd-takim-me-deputetet/