Surprise Me!

Ora News – Kodi zgjedhor, partitë e vogla akuza ndaj OSBE-ODIHR

2018-03-07 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

OSBE/ODIHR është vënë përballë akzuave të partive të vogla në lidhje me ndryshimin e kodit zgjedhor. Në tryezën e partive të vogla, kryetari i Aleancës Demokristiane Zef Bushati tha se OSBE, nuk merr në konsideratë rekomandimet e partive të vogla, ndërsa tha se reforma zgjedhore nuk është e partive politike por e qytetarëve shqiptarë. Partitë e vogla miratuan një deklaratë përfundimtare sipas së cilës nëqoftëse rekomandimet e tyre nuk gjejnë mbështetjen e partive të mëdha, do kalohet në hapa konkrete, protesta.
Partitë e vogla kanë akuzuar institucionin ndërkombëtarë të monitorimit të proceseve zgjedhore OSBE-ODIHR, se nuk bën aq sa duhet për ndryshimin e kodit zgjedhor. Kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane, tha se ky organizëm ndërkombëtar është bërë palë me dy partitë e mëdha duke mos pranuar asnjë rekomandim nga partitë jo parlamentare.
Bushati: Nëse ne kemi një ligj më antidemokratikun të vendeve anëtare të BE, përgjegjësi ka jo pak misioni i OSBE/ODIHR në Shqipëri.
Ndërsa kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Deputeti Agron Duka tha se partitë e vogla duhet të këmbëngulin për listat e hapur dhe për depolitizim të komisioneve ose numërim elektronik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kume-jemi-shtet-i-dy-partive-te-medha-qe-lozin-me-ne/

Buy Now on CodeCanyon