Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka nisur sot emisioni më i ri në Ora News, ?Arena?, emision i moderuar nga Dritan Hila. Tema e parë e këtij emisioni është: A duhet rithemeluar e majta?
Deputetja tashmë e larguar nga Partia Socialiste, Mimoza Hafizi tha në studion e emisionit se tashmë ndihej e çliruar pas largimit nga kjo parti.
E pyetur për një parti të re politike, ajo se nuk është vendosur ende, por se po konsultohen me qytetarët. ?Jemi akoma në faza konsultimesh që mund të përfundojë në krijimin e një partie të re politike?, tha ajo.
Deputetja Hafizi deklaroi se lejimi i importit të mbetjeve ishte një akt ekstrem dhe një pabesi për referendumin.
Zonja Hafizi thotë se qeveritë nuk kanë ideologji dhe se kryeministrat ndërmarrin vendime për lidhje të shkurtra oligarkike.
Duke folur për koncesionet, Xhufi thotë se ato i marrin një grusht njerëzish të lidhur me të gjitha qeveritë.
Aktivisti i shoqërisë civile, Ervis Goci, tha se protesta kundër importit të mbetjeve ishte një shpërthim njerëzor në shesh.
A ka nevojë për ideologji në një shoqëri post-industriale? Pedagogu Arlind Qori mendon se ideologjia nënkupton një sistem idesh që ka për funksionim riprodhimin e të tashmes.
Duke vlerësuar protestën e AKIP kundër importit të mbetjeve, deputetja Hafizi tha se çmonte shumë këtë protestë, por shtoi se Rilindja nuk ka frikë sot nga protestat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/partia-e-...