Surprise Me!

Kolaudimi i mjeteve frigoriferike - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Drejtoria e Transportit Rrugor ka shtyrë deri në fund të këtij vitit afatin për kolaudimin e mjeteve frigoriferike që bëjnë transportin e ushqimeve në të gjithë Shqipërinë. Por pavarësisht kësaj mase, ajo nuk i ka kthyer asnjë përgjigje shoqatës së industrisë ushqimore se përse është liçensuar vetëm një firmë e vetme për të bërë këtë shërbim. Kreu i kësaj shoqate Alban Zusi, thotë se jo vetëm që nuk është gjetur një zgjidhje konkrete, por inspektorët e transportit vijojnë t?i bëjnë presion bizneseve për të kryer kolaudimin. Shoqata paralajmëron se do të bëjë kallëzim penal për drejtorinë dhe inspektorët që kërcënojnë biznesin. Si pasojë e kërcënimeve shumë biznese kane kolauduar automjetet duke paguar vlera marramendëse. Zusi thotë se ka ndërmarrje që kanë paguar 25 mijë dollarë dhe me dhjetëra që kanë dhënë 15 mijë dollarë për të marrë certifikatën teknike ATP. Liçensimi i një operatori të vetëm ka bërë që një automjet të paguajnë deri në 800 dollarë për të marrë kolaudimin. Ne përgjigjen e kthyer shoqatës së industrisë ushqimore, Drejtoria e Transportit Rrugor shprehet se nuk është në dijeni të lajmërimeve që kanë bërë inspektorët për gjobat e larta me të cilat kërcënojnë biznesin dhe fton sipërmarrësit të denoncojnë rastet. Por edhe pse kjo përgjigje është kthyer në datën 14 shtator, shoqata thotë se inspektorët, sidomos ata të qarkut të Tiranës vijojnë të bëjnë presion te bizneset që nuk janë të informuar.

Buy Now on CodeCanyon