Surprise Me!

Report TV - Pasuritë,prokurori me hotel 500 mijë USD në tokën që i fali daja

2018-05-02 1 Dailymotion

Njerëzit e drejtësisë shqiptare vijojnë të befasojnë me lehtësinë dhe shpejtësinë e pasurimit. Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, në deklaratën fillestare të pasurisë, deklaron se daja i ka dhuruar një tokë bujqësore, me sipërfaqe 2000 m2, në fshatin Mjull-Bathore të Tiranës.<br /><br />Mbi këtë tokë, prokurori Fusha ka ndërtuar një godinë, projektuar për hotel, me sipërfaqe ndërtimi 1117.3 m2. Fillimisht, kati i parë i godinës ka funksionuar si bar-restorant. Në deklaratën e pasurisë, Fusha thotë se paratë për ndërtimin e godinës i ka dhënë babai dhe motra, konkretisht me 11 500 000 lekë ka kontribuar babai dhe me 6 000 000 lekë ka kontribuar motra.

Buy Now on CodeCanyon