Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu deklaroi se gazsjellësi TAP dhe degëzimi në Ballkan për projektin e ri IAP që pritet të ndërtohet do të çlirojë Europën nga gazi rus.

Diplomati amerikan theksoi se Ballkani njihet për luftërat mes fqinjëve, por gazsjellësi IAP është i rëndësishëm, pasi mbështetet në bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë.

?Gazi ka të bëjë me pushtetin. Në luftojmë për korridorin, pasi do të ndihmonte në bashkëpunim mes vendeve në Ballkan, por do të çlirojë Europën nga varësia e gazit rus.

Shqipëria luan një rol kryesor për gazsjellësin dhe ne jemi shumë pranë përmbushjes së kësaj ëndrre.