Surprise Me!

Ora News – Aksioni nga Përmbarimi, vëllezërit Bejko prej 3 ditësh në tarracë: Nuk ikim!

2018-05-02 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vëllezërit Bejko largojnë për herë të dytë përmbarimin që kërkon të ekzekutojë vendimin e gjykatës për lirimin e banesave.

Dy familjet Bejko prej katër ditësh kanë lënë banesat e tyre dhe janë transferuar në tarracën e pallatit dhe qëndrojnë në gatishmëri, pasi dyshojnë se përmbarimi do të futet me forcë për t'i nxjerrë nga banesat.

Ata qëndrojnë në tarracë dhe kërcënojnë se do të vetëflijohen. Gjatë një interviste për Ora News, Damin Bejko pretendon se ka të drejtën e pronësisë së shtëpisë, ndonëse nuk ka asnjë certifikatë pronësie.

Damin Bejko: Dita e tretë që qëndroj këtu. Këtu do të qëndroj deri në momentin kur të ekzekutohet vendimi i përmbarimit meqë e ka filluar me ngul dhe do të realizojë diçka. Duke ditur që kjo është banesë shtetërore, ne jemi përpjekur shumë herë për privatizimin e kësaj banese. Para një viti, Drejtoria Rajonale e Entit të Banesave në Durrës na dha të drejtën për të shkuar në Gjykatë për të kërkuar privatizimin e banesës. Gjykata na e hodhi poshtë këtë punë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/familjet-bejko-fitojne-per-here-te-dyte-betejen-me-permbarimin/

Buy Now on CodeCanyon