http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbrëmja e së premtes në Vizion Plus është ajo e ngjarjeve të javës, e personazheve që bëjnë jo vetëm jetën politike, por edhe atë të spektaklit. Emisionet që janë bërë burime lajmesh për mediat në Shqipëri, Kosovë e kudo ku flitet shqip, rinisin sërish rrugëtimin në këtë sezon të ri në Vizion Plus.

Me dy alternativa krejtësisht të ndryshme, përmes ?Kapital? dhe ?Oktapod?, Vizion Plus ju sjell panoramën më të qartë të aktualitetit në Shqipëri. E ky rrugëtim nis sot me një personazh jo pak ndikues ne politiken e shqiptare dhe përpjekjet per integrimin e vendit.

Në ?Kapital? edhe këtë vit do të animohen debate të lidhura me ngjarjet më të rëndësishme të javës, sidomos duke analizuar impaktet dhe domethënien e tyre në teatrin politik shqiptar.

Një hapësirë për politikën do të ketë edhe në ?Oktapodin? e Turjan Hyskës, që këtë sezon është rritur më shumë dhe premton t?ju mbajë zgjuar pak më gjatë.

Për Turin është e vështirë që sezonin e ri ta konceptojë pa të reja. E kjo duket në studion që çdo minutë duket ndryshe, në favor të një spektakli qe te mban te mbërthyer pas ekranit deri ne minutën e fundit.

Me shumë personazhe, me analiza, komente dhe ngjarje; kështu premton të vijë Vizion Plus në shtëpitë tuaja, çdo të premte deri pas mesnate.