Situata alarmante në fushën e mbetjeve në Fier. Vendi që ishte caktuar për depozitimin e plehrave ka tejkaluar çdo masë, duke bërë që mbetjet të shtrihen edhe në fushat për rreth, çka është bërë shumë problem edhe për banorët të cilët jetojnë në këtë zonë.

Shqetësues është edhe djegia e mbeturinave situatë e cila është bërë e zakonshme. Një zjarr i ndezur prej 10 ditësh ka mbuluar me tym të gjithë zonën rreth fushës së mbetjeve.

Disa banorë të cilët kanë shtëpitë në afërsi të kësaj fushe, janë detyruar të braktisin.

Janë 15 familje të cilat tashmë janë larguar nga shtëpitë pasi është e pamundur të jetohet në kushte të tilla.