Surprise Me!

Report TV - Kuvendi mban seancën e parë Gramoz Ruçi zgjidhet pasdite

2018-05-02 0 Dailymotion

Seanca e parë e legjislaturës së 9- të të Parlamentit të Shqipërisë e drejtuar nga Besnik Bare si deputeti më i vjetër, është mbyllur.

Gjatë kësaj seance janë lexuar 140 emrat e deputetëve të cilët morën mandatin nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Seanca e dytë parlamentare do të zhvillet pasditen e sotme në orën 18:00, ku deputetët do zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit, ish-kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Ruçi është kandidat i vetëm i propozuar nga PS.

Ai ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të PS, ndërsa PD dhe LSI, si opozitat e Kuvendit të ri, kanë paralajmëruar votën kundër. Vendimi është marrë nga grupet parlamentare respektive një ditë më parë.

Buy Now on CodeCanyon