Befasitë me pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e njerëzve të drejtësisë nuk kanë të sosur. Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e dorëhequr para zbatimit të ligjit të Vetingut, së bashku me bashkëshortin e saj, Neshat Fana, ish-kryetar i Shkollës së Magjistraturës, i njohur edhe si avokat i Sali Berishës, rezulton se kanë shlyer brenda vitit një kredi me vlerë 312 343 euro.<br /><br />Konkretisht, referuar deklaratave të pasurisë, çifti Fana ka marrë një kredi me vlerë 335 mijë euro, të cilën kanë nisur ta shlyejnë që nga viti 2012, duke paguar shumat 33-40 mijë euro në vit. Por, ata befas e kanë shlyer kredinë në vitin 2014, ku detyrimi i mbetur ishte 312 343 euro. Çifti Fana shpjegon se kredinë e ka këmbyer me një vilë, e cila po ndërtohej. Pra, vila në ndërtim, sipas tyre, kishte vlerën e 312 mijë eurove.
