Mungesa e shërbimit të pastrimit nga Bashkia Tiranë në fshatin Kasallë të njesisë Zallherr ka krijuar prej 2 vitesh probleme me ndotjen e mjedisit.

Nga ana tjetër mungesa e koshave për mbeturinat ka bërë që banorët e fshatit të krijojnë vetë disa pika sporadike për hedhjen e tyre e më pas t?i djegin.

Banorët shprehen për Report TV se shërbimi i pastrimit u reduktua mbasi njesia e tyre kaloi nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, teksa apelojnë që kjo mungesë të zgjidhet sa më shpejt.

?Këtu mbushen kanalet me mbeturina edhe fshati lart mund te jenë mbush rrugicat me mbeturina, nuk kemi një makinë mbeturinash, nuk kemi asnjë akses. I djegin natën, bëhet tym i madh, erë e keqe, ka shumë ndotje. Të vihet ndonjë mjet, të vihen kazanët në pikat që duhen dhe të pastrohen?, shprehen të irrituar banorët e zonës së Zallherrit.