Bashkia e Tiranës hapi sot për automjetet segmentin e Unazës së Madhe që lidh zonën e ?Pallatit me Shigjeta? me Farkën, duke zgjidhur problemin e trafikut të makinave që vijnë nga sheshi ?Shqiponja? dhe Kombinati në drejtim të qendrës, si dhe të atyre që udhëtojnë drejt juglindjes.<br /><br />Punimet përfunduan në kohë rekord dhe investimi vjen si një premtim i mbajtur për ta hapur atë përpara fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018.<br /><br />Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko, në mënyrë simbolike hoqi barrierat kufizuese, duke i hapur rrugë qarkullimit të automjeteve në këtë segment tepër të rëndësishëm, i cili do të lehtësojë ndjeshem qarkullimin e automjeteve. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin këtë segment të ri, çka ul qarkullimin e automjeteve në qendër të Tiranës.