Nxënësit e Shkollës ?Marije Kaculini? nuk do ta nisin mësimin në shkollën e re.

Është shkolla më e madhe në Durrës dhe në të ndjekin mësimin rreth 900 nxënës të arësimit 9 vjeçar, por këta nxënës nuk do të vijojnë dot mësimin në shkollën e rikonstruktuar.

Në muajin mars të këtij viti, godina u shemb dhe nisi ndërtimi i shkollës së re.

Punimet duhej të përfundonin brenda 8 muajve pra në muajin tetor të këtij viti.

Por sic duket edhe nga pamjet, godina është larg të të qwnit e përfunduar.

Shkak për këtë u bë një vonesë 3 mujore e bllokimit të punimeve nga specialistët e arkeologjisë, pasi gjatë punimeve dolën në dritë disa rrënoja të Durrësit të lashtë.