Parti tradicionale të djathta dhe ish-të përndjekur kanë zhvilluar një protestë këtë të shtunë në ish-burgun e Spaçit, ku kanë vuajtur dënimin qindra të dënuar politikë.

Protesta është zhvilluar kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Fatmir Xhafajt ministër të Brendshëm.

Në shenjë proteste ata kanë vendosur foto të ish-diktatorit Hoxha te ish-burgu, ndërkohë që kanë lyer dhe muret me bojë.

Kreu i FRD, Belind Këlliçi tha se vendi po kthehet në dikaturë, duhet të bashkohemi të gjithë për ta ndalur Edi Ramën nga kjo rrugë që ka nisur.