Surprise Me!

Gramoz Ruçi kryetar i parlamentin me 2 vota të demokratëve

2018-05-02 1 Dailymotion

Gramoz Ruçi do të drejtojë parlamentin në legjislaturën e 9 të tij, pasi mori votat e 80 deputetëve nga 12o që morën pjesë në votim.

Rezultatet që provoi që në të parin votim në parlament një rrjedhje me të paktën 2 vota nga Grupi i ri Parlamentar i Partisë Demokratike.

3 deputetët e PDIU dhe Tom Doshi i PSD e kishin deklaruar votën e tyre pro duke iu bashkuar 74 votave të deputetëve socialistë, por ato që ju shtuan rezultatit matematikor pro kandidaturës së Gramoz Ruçit ishin 2 më shumë të cilat kanë ardhur nga grupi prej 43 deputetësh të Partisë Demokratike, pasi 19 deputetë e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk u përfshinë në procesin e votimin, ndërsa një fletë votimi u shpall e pavlefshme.

Mospjesëmarrjen në votim të ish aleatëve të LSI Edi Rama e sheh si një gjetje taktike për të mos u përballur një rrjedhje të madhe votash.

Pasi mori miratimin e parlamentit kryeparlamentari i ri mbajti fjalimin e tij të parë, ndërsa opozita demokrate la sallën e Kuvendit. Deputetet e LSI zgjodhën të qëndrojnë në sallë dhe dëgjojnë fjalën e Ruçit si kryetari parlamenti.

Lulzim Basha dhe 42 deputetë e tij iu bashkuan protestës së të përndjekurve përpara parlamentin kundër Rucit si kryetar i këtij institucioni.

Të hënën Kuvendi do të mblidhet përsëri në orën 10 për të votuar qeverinë e re Rama dhe dëgjuar programin e saj 4 vjeçar.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon