Policia e Shtetit ngre shqetësimin se po rikthehen rastet e vjedhjes së energjisë elektrike, e cila sipas Kodit Penal cilësohet krimin dhe autorët dënohen me burg.

Sipas policisë, u kryen 38 123 kontrolle dhe u konstatuan 214 raste të vjedhjes me 222 autorë, ndërsa janë arrestuar 12 persona.

10 të tjerë janë në kërkim dhe 200 do ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërtimet pa leje
Për ndërtimet pa leje policia ka konstatuar 680 raste, 40 janë arrestuar ndërsa 36 të tjerë janë shpallur në kërkim.