Në përfundim të seancës, kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi Ramën për aleancë me krimin, ndërsa shtoi se kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi për mandatin e parë.

?Paraqitje boshe, thelbi ishte eliminuar, propagandë dhe demagogji. Ky njeri refuzoi të thoshte një fjalë për 300 mijë vendet e punës që nuk hapi.

Ekonomia e shkatërruar, papunësia e lartë, taksa të lartë. Prej 3 javësh prindërit shqiptar janë rraskapitur për të marrë librat, 35% më shtrenjtë se para 4 viteve.

?Rama 2? bën sikur nuk e njeh ?Rama 1?. ?Rama 2? refuzon të mbajë përgjegjësi, fjalimi i përqendrua te Skënderbeu dhe gjuha shqipe, ai nuk është aty si drejtor i Institutit të Albanalogjisë.

Roli i tij është të tregojë pse shkatërroi ekonominë, kush është përgjegjësi dhe cdo bënte për ta ndryshuar.