Seanca parlamentare ka sjellë edhe probleme për deputetët, të cilët kërkojnë të parkojnë makinën pikërisht në rrugën 'Xhoxh W Bush', vend ku nuk lejohet qëndrimi i makinave.

Gjobave të policisë nuk u kanë shpëtuar as makinat e deputetëve dhe diplomatëve.

Prania e Policisë Rrugore gjatë gjithë kohës në rrugën 'Xhorxh W Bush' ka detyruar deputetët dhe shoferët e tyre, të mos i mbajnë makinat pranë Parlamentit.

Për disa prej makinave Policia vendosi gjobë në masën 2 mijë lekë të reja.

Gjithashtu u gjobit edhe makina e Ambasadës Gjermane, e cila pavarsisht se ishte me targa diplomatike, nuk i shpëtoi masës administrative.

Masa u morën edhe për makinat e deputetëve të parkuara në rrugën hyrëse pranë Parlamentit.