Dhunohet administratori që po ndërton inceneratorin në Shijak. Por jo vetëm kaq në klinikën e tij është vendosur edhe lëndë plasëse.

Burime për Shqiptarja.com bën me dije se disa persona të paidentifikuar kanë dhunuar Arlind Lalën duke i shkaktuar dëmtime në nofull.

Mësohet se po ashtu në një laborator që ndodhet në pronësi të Lalës u vendos një sasi tritoli.

Shpërthimi shkaktoi disa dëme të vogla materiale në klinike.

Policia po ashtu bën me dije se rreth orës 22:30 të ditës së djeshme në lagjen Petrit Llaftiu? në Shijak në klinikën e 33 vjecarit me inicialet A.L është evndosur një sasi e vogël lënde plasëse.

Kujtojmë se pak ditë më parë banorët organizuan një protestë për të kundërshtuar ndërtimin e inecenerenatorit i cili do të grmbullojë dhe do të djeg mbetjet e kafshëve në periferi të Shijakut.