Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nisja e vitit te ri shkollor ka rikthyer trafikun në rrugët e kryeqytetit.
Më tepër fluks ka patur në akset rrugore që të çojnë drejt qendrës por edhe në ato segmente ku po kryhen punime për përmirësimin e infrastrukturës nga Bashkia e Tiranë.
Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve policia ka shtuar prezencën e uniformave blu në akset më problematike
Ndërsa në ndihmë të qytetarëve, në orët e para të mëngjesit janë gjendur edhe grupe vullnetarësh.
Leonisa dhe Fevronia teksa shoqërojnë kalimtarët, i këshillojnë ata të respektojnë më përpikëri rregullat e qarkullimit.
Leonisa: Ne bëjmë kalimin e fëmijëve më së shumti nga njëra anë e tratotuarit në tjetër.
Fevronia: Sa më shumë kujdes dhe të mundohen që të jemi sa më shumë të ndërgjegjshëm.
Ndërkohë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Cako ketë të hënë nisi zbatimin plani i masave për garantimin e rendit dhe sigurisë ne ambientet ku zhvillohet procesi mësimor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nisja-e-vitit-te-ri-shkollor-trafik-i-renduar-ne-tirane/