ELBASAN-Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin gjatë natës. Tritoli ishte vendosur në dy vende të ndryshme në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën ?Rinia? në lagjen "Aqif Pasha" në pronësi të V.P.

Vetëm një pjesë e eksploziv ka shpërthyer duke shkaktuar dëme te shumta materiale, ndërsa nuk ka të lënduar, pasi nuk kishte njerëz brenda në atë moment.

Pjesa tjetër është çaktivizuar nga forcat e Njësisë Antieksploziv, e cila ishte vendosur në ambientet e jashtme të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 200 gr lëndë plasëse tritol.