Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në homazhet e kryera pranë memorialit të Azem Hajdarit, me rastin e 19-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Në fjalën e tij, Berisha e quajti Azem Hajdarin njeriun që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve.

Më tej, ai shtoi se Azem Hajdari nuk është thjesht një lider i historisë, por edhe burim frymëzimi për çdo shqiptar, çdo të ri e të re.

Ndër të tjera, ish-kryeministri deklaroi se duhen realizuar shpejt dhe me vendosmëri idealet për të cilat ra Azem Hajdari dhe që sot janë në një vështirësi shumë të madhe.