Trupi i pajetë i një 28-vjeçari dhe makina me të cilën udhëtonte janë nxjerrë nga ujërat e lumit Drin në qytetin e Shkodrës.

Sipas policisë, trupi i pajetë i përket Sokol Kullës banues në Ndrejaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër. Ai po udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Lezhës mëngjesin e së martës kur ka humbur kontrollin e mjetit tek Ura e Bahçallekut dhe përfundoi në ujërat e lumit Drin.

Po ashtu, nga lumi u nxor edhe makina tip ?Fiat? me targa AA593FL.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes nga rruga.

Ndryshe nga sa u dyshua fillimisht, në makinë rezultoi të ketë qenë një person dhe jo dy.

/tvklan.al