Blogerja, Irena Kita ka qenë sot e ftuar në ?Rudina? bashkë me motrën e saj të madhe Albana Dimushi. Ndryshe nga çdo herë tjetër Irena dhe Albana kanë folur për mardhënien mes motrash, pa lënë pa përmendur motrën e cila jeton në Itali, Joana. Ata tregojnë se janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të treja kanë nga një vajzë. Blogerja ka rrëfyer se kanë një diferencë moshe prej 2 vitesh me njëra-tjetrën.<br />?Dashuria në këto moment është e papërshkrueshme, ne jemi shumë të lidhura me njëra-tjetrën pavarsisht se kemi karaktere të ndryshme. Albana është truri i familjes, Joana është qetësia dhe unë jam uragani. Plotësojmë njëra-tjetrën. Nuk na ka munguar kurrë një mashkull në familjen tonë, kemi patur babain? tha Irena. <br />?Kur flet për motrat nisesh që nga fëmijëria, kemi kaluar një fëmijëri shumë të bukur, tre muajt e verës i kalonim në Përmet tek gjyshërit dhe Irena ka qenë shumë aktive, e shihje gjithmonë majë pemëve.