Dëshira për të shkuar drejt ishullit të Britanisë së Madhe i shtyn shqiptarët të falsifikojnë apo të përdorin dokumente të shtetasve të huaj të zonës së Shengenit. Klan Plus fikson dokumentet e fundit, që Policia Kufitare e Rinasit ka bllokuar, si pasaporta, patenta, karta identiteti apo karta banke.

Ndërsa shumë prej klandestinëve përpiqen të falsifikojnë dokumentin, një 30 - vjeçare shqiptare ka modifikuar fytyrën, që t'i ngjasojë dokumentit.

Tregu i falsifikimeve nuk është më ekskluzivitet i trafikantëve shqiptarë, por tashmë është i shtrirë dhe në Europë, veçanërisht në Italinë e Jugut, ku shqiptarët ndihmohen për të siguruar këto dokumente.

Vendosmëria për t'u arratisur nga Shqipëria ka shënuar edhe aventura të rralla në aeroport.

Një 17 - vjeçar nga Puka, pasditen e së martës u arrestua, pasi kishte prerë rrjetën e rrethimit të pistës për të hipur në avion. Pasi u kap nga policia, i riu deklaroi se ishte djali i vetëm i një familjeje të varfër në Pukë dhe donte patjetër që të shkonte në Britani, të punonte atje për të ndihmuar familjen.

KLAN PLUS