Pronarët e pallatit të ndërtuar prej vjehrrit të kreut të PD Lulzim Basha dhe të prishur prej qeverisë në Lungomaren e Vlorës nuk janë të kënaqur me dëmshpërblimin prej 11.6 milionë euro që qeveria i akordoi por i drejtohen Strasburgut për të kërkuar miliona të tjera për pallatin e prishur në vitin 2013.

Report Tv ka siguruar një kopje të padisë ku përfaqësia e pronarëve kundërshton dëmshpërblimin me 11.6 milion euro.

Sipas padisë pretendimi i tyre është se dëmshpërblimi me vlerën e vendosur nga qeveria është i padrejtë dhe jo real.

Po ashtu në padinë e tyre pronarët e kompensuar kundërshtojnë veprimet e Inspektoriatit Kombëtar të ndërtimit që mes datave 4 dhe 8 dhjetor kryen shembjen e kompleksit me anë të shpërthimit të kontrolluar.

Këto janë pamjet e ekskluzive të një prej seancave zhvilluar në Gjykatën e Strasburgut ku nëpërmjet përfaqësuesve të pronarëve mes tyre dhe Xhaferr Isufi vjehrri i kreut të opozitës Lulzim Basha kanë paditur qeverinë e cila është mbrojtur nga avokatja Alma Hicka.