Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të mërkurë qytetin e Korçës, përkatësisht fshatin Qatrom.

Një punonjës bashkie rreth 55 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi ka rënë nga eskavatori.

Policia bën me dije se ka humbur jetën punonjësi Alfred Caco rreth 55 vjeç banues në fshatin Çiflig.

Mësohet se punonjësi i Bashkisë ishte duke drejtuar një mjet tip ekskavator, i cili ishte i ngarkuar me një rimorkiator.

Por gjatë zbritjes nga ky i fundit drejtuesi i eskavatorit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.