Finalizohet operacioni policor i koduar "Explosion".

Operacioni nga strukturat e D.V.P.Tiranë.

Sekuestrohen 3 mina të pajisura me telekomandë.

Ne pranga 2 shtetas .

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave me rrezikshmëri kriminale, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë eksplozive, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar "Explosion".

Në kuadër të këtij operacioni shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkepunim me forcën e posaçme të operacioneve speciale kanë arrestuar shtetasit :

- Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarak Tiranë.

- Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të "Vjedhjes", "Moskallzimit të krimit" dhe "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit".