Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ka pranuar që të komentojë deklaratat e Sali Berishës për listat e deputëtëve, marrëveshjen me Ramën dhe problemet e tjera në PD.

Lideri demokrat pas daljes nga Kuvendi e anashkaloi duke deklaruar se ato janë çështje të brendshme të PD, ndërsa theksoi se nuk duhet të heqim vëmendjen nga qeverisja.

?Detyra e opozitës dhe e kryetarit të PD është të mobilizojmë forcat brenda dhe jashtë asaj salle. Kjo është sfida e ditës, të tjerat janë cështje që na takojnë brenda PD, por nuk duhet të heqim vëmendjen ndaj kësaj të keqe të madhe, ku asgjë nuk ka ndryshuar? deklaroi Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha sulmoi Ramën pas thirrjes së tij të fundit paraditen e sotme që deputetët e grupit të PS, por edhe ministrat të japin gjak dhe mbledhjeve në qarqe.