Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është njohur ditën e sotme me një detyrë të re nga kryeministri Edi Rama. Tahiri do të jetë koordinator kombëtar i platformës bashkëqeverisëse në mandatin e dytë të Ramës. <br /><br />?Do të nisim menjëherë punën në terren duke emëruar një koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen, që do të jetë Saimir Tahiri, të cilit këtë detyrë sapo ia ngarkuam në Kryesinë e Partisë Socialiste?, tha kryeministri Rama në fjalën e mbajtur.<br /><br />Në momentin që Rama i përmendur emrin, Saimir Tahiri është fokusuar nga kamerat, ku duket tepër i përqendruar dhe serioz, teksa njihet me punën e re që e pret në vazhdim.
