Kuvendi pritet të mblidhet në një seancë të dytë, ku do të diskutohen ndryshimet në rregullore. Disa deputetë kanë propozuar ndryshime të rregullores, të cilat do të diskutohen në seancë.

Ndërkohë, pas miratimit të përbërjes së komisioneve parlamentare, seanca u ndërpre për t'i lënë radhën mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Kuvendi ka miratuar përbërjen e komsioneve parlamentare, në seancën e sotme plenare. Kryetari Gramoz Ruçi lexoi të gjithë emrat e rinjë të komisioneve, të cilët u miratuan me votat e deputetëve.
128 vota pro nga deputetët.

Nënkryetarë të Kuvendit do të jenë Vasilika Hysi nga PS dhe Edi Paloka nga PD, të cilët u miratuan me 127 vota pro dhe 1 kundër.