Surprise Me!

Bombat me celular erdhën nga Elbasani

2018-05-02 12 Dailymotion

Hetimet e Policisë së Tiranës, në lidhje me dy personat e arrestuar për transportimin e tri bombave artizanale të përgatitura me celularë, janë zgjeruar në trekëndëshin Tiranë - Elbasan - Vlorë.

Burime nga policia thanë për Televizionin Klan se hetimet janë përqendruar në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Nga pyetja e Jurgen Muhos, si dhe Eraldo Kataroshit, policia ka zbuluar se bombat ishin marrë në Elbasan nga Jurgon Muho, me porosi të Kataroshit.

Vetë Muho u ka pohuar hetuesve se kishte pranuar të bënte transportin e një pakoje që nuk e dinte ç?kishte në të. Pak momente pasi mbërriti në "Unazën e Re", policia ndaloi Muhon, bashkë me tri bombat.

Po ashtu u arrestua edhe organizatori Eraldo Kataroshi. Ky i fundit nuk ka pranuar të rrëfejë për policinë lidhjet, kush i ka prodhuar apo kush do t?i blinte.

Dyshimet e hetuesve janë se bombat artizanale janë prodhuar në Vlorë, nga një person për të cilin burimet e policisë thonë se kanë informacione konkrete dhe e mbajnë nën vëzhgim.

Burimet e policisë thonë se Kataroshi kishte biseduar për të shitur bombat për 3 mijë euros, por më vonë kishte pranuar ulje të çmimit nga 1200 në 1500 euro.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon