Këngëtarja shqiptare Jolanda Dhamo ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina?, nga ku ndryshe nga herë të tjera rrëfeu për pasionin e saj për motorat.<br />Dhamo tha se ka blerë motorin e parë në Greqi në moshën 20-vjeçare. Pasioni për motorat e ka bërë këngëtaren të guxojë të udhëtojë pa patent nëpër Greqi, nga ku tregon se edhe është aksidentuar, por kurrë nuk ka lënë motorin. <br />?Në 1991 jam larguar në Greqi dhe tre vite më pas kam blerë motorin e parë, kur kam qenë 20 vjeç. E kasha fiksim, e mora me gaz, të ri dhe kushtoi goxha. Motorin e kam marë pa patur patentë, mu duk sikur fluturoja. Motori është i rrezikshëm. Motori është arsyeja e veshjes time sportive. Kam bërë dy aksidente me motor, isha në një kishë, duke u kthyer. Ktheva kokën pas dhe aty u aksidentova keq, dëmtova dorën dhe këmbën? tha Dhano.