TIRANË-Ka nisur në orën 09:00 mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në drejtimin e Presidentit Ilir Meta.

Në mbledhjen e sotme mungon Brunilda Kati, ndërsa Albana Shtylla dhe Sokol Çomo janë dorëhequr, pasi janë zgjedhur pjesë e organeve të Reformës në Drejtësi.

Ministri i Drejtësisë nuk do të jetë më Bardhi por ministrja e re Etlida Gjoni.

Mbledhja ka në rendin e ditës 7 pika, ndër të cilat procesi i Vettingut në Reformën në Drejtësi, por edhe cështjen e urdhrit të mbrojtjes së grave, nisur nga rasti i vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi.

Në mbledhje po diskutohet në lidhje me pengesat e hasura në zbatimin e ligjit të vettingut, pasi ka një sërë problematikash e ankesash të shfaqura edhe nga vetë gjyqtarët e prokurorët.