?Zoti kryeministër, nëse e ke seriozisht luftën ndaj korrupsionit dhe abuzimeve duhet të ndërhysh urgjentisht në ministrinë e Arsimit. Dy tre drejtues atje duhet të arrestohen për abuzimet që kanë bërë?.<br />Këtë kërkesë publike e bëri dje Hajro Limaj, drejtor i Institutit për Politikat e Sigurisë i ftuar në emisionin ?Debati në Channel One? të gazetarit Roland Qafoku.<br />Një ish-diplomat karriere dhe specialist për çështjet e sigurisë, Limaj shpërtheu ashpër ndaj kësaj ministrie për shkak të asaj që ai e quan abuzim me detyrën, favorizime klienteliste dhe allishverishe.<br />Gjatë emisionit Limaj dha edhe emra konkretë si autor të këtyre abuzimeve por gjithnjë sipas Limajt detajet dhe hollësitë do tia dërgoj personalisht kryeministrit Rama në një dosje të veçantë.<br />Ky është rasti i parë që bëhet një denoncim publik konkret pas nisjes nga puna të qeverisë Rama 2. Tashmë të presim reagimin e kryeministrit pas kësaj padie publike.
