Surprise Me!

Meta: Vullnet për zbatimin e vetingut - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Ilir Meta pranoi se kalimi ne sistemin e ri të drejtësisë për shkak të reformës, përbën një sfidë për institucionet. Por Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur nën drejtimin e tij, sipas Metës, shprehu vullnetin për të dhënë ndihmën e duhur në funksion të zbatimit të vetingut.

Por ndryshe nga presidenti, kreu i unionit të gjyqtarëve zbuloi disa pika të rendit të ditës, për sa i përket vlerësimit të gjyqtarëve.

Gerd Hoxha tha se në një territor ende të pashkelur KLD shprehu gatishmëri për të ndihmuar në përgatitjen e akteve të duhura, që do rregullojnë modalitetet e rivlerësimit te gjyqtarëve.

Me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor institucion i parashikuar në paketën e reformës në drejtësi KLD do të pushojë së ekzistuari. Po ashtu temë e diskutimit ishte dhe plotësimi i vendeve të mbetura vakante në gjykatat e Shqipërisë. Kjo për të mos lejuar një bllokim të mundshëm, por dhe vijim normal të punës në proceset gjyqësore.

Buy Now on CodeCanyon