Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërtesa bizantine e zbuluar vitin e shkuar në qytetin e Durrësit, e cilësuar si një ndërtesë luksoze për kohën hedh dritë mbi mënyrën sesi ishte menduar të zgjerohej qyteti në Antikitetin e Vonë. Specialistët deklarojnë se ndërtimi i saj me materiale të kushtueshme na bënë të mendojmë se ky mund të ketë qënë një investim i administratës drejtuese perandorake në qytetin antik.
Ndërtesa e periudhës bizantine e zbuluar vitin e shkuar në qytetin e Durrësit nxjerr në pah fakte të reja përsa i përket mënyrës sesi ishte e organizuar jeta në antikitetin e vonë në qytetin e Durrësit.
Ky zbulim është pjesë e projektit Durrësi në Antikitetin e Vonë, një projekt i nisur në vitin 2012 nga ana e Institutit të Arkeologjisë.
Specialistia Brikena Shkodra tregon për vlerat e rralla që mbart ky monument i peridhës bizantine, i zbuluar vitin e shkuar.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/fakte-te-reja-si-ishte-e-organizuar-jeta-ne-antikitetin-e-vone-ne-durres/