Presidenti i Repblikës Ilir Meta priti sot në një takim Shefin e Shtabit të Ushtrisë Italiane, Gjeneral Claudio Graziano, shkruhet në një deklaratë për shtyp të Presidencës.

Sipas deklaratës, presidenti Meta i vlerësoi marrëdhëniet me Italinë në fushën e mbrojtjes të një rëndësise madhore dhe bashkëpunimin mes Forcave të Armatosura shumë të rëndësishëm, si në kuadër të NATO-s ashtu edhe në planin dypalësh.

?Shqipëria dhe Italia janë dy vende fqinjë që përballen me sfida dhe rreziqe të përbashkëta, cilat kërkojnë bashkëpunim dhe koordinim të suksesshem mes Forcave të Armatosura?, ka thënë Presidenti Meta.

?Presidenti Meta dhe Gjeneral Graziano ndanë pikëpamjen e njëjtë se ruajtja dhe garantimi i kufijve detarë e ajrorë dhe përballimi me sukses i emigracionit, trafikut të paligjshëm dhe terrorizmit mbeten përparësi për sigurinë e Shqipërisë, Italisë dhe të rajonit të Ballkanit?, shkruhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.