"Ishte një ditë shume interesante atëherë në Shqipëri dhe jam i lumtur për zgjedhjet. Uroj për një bashkëpunim konstruktiv midis qeverisë dhe opozitës, për hir të shtetit. Shqipëria është një vend i shkëlqyer, me njerëz të shkëlqyer".

Megjithë deklarimet e kreut të Komisionit Europian, se nuk do të ketë pranime të reja, të paktën deri në vitin 2019, eurodeputeti gjerman është sërish optimist.

Presidenti Junker ishte i qartë në deklaratën e tij se, Parlamenti Evropian është i përkushtuar në zgjerime të mëtejshme. Ai gjithashtu e bëri të qartë se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë evropiane.

McAllister nuk i bashkohet grupit të eurodeputetëve që kanë kërkuar një datë të shpejtë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, mes të cilëve edhe raportuesi Fleckenstein.

"Kjo është diçka që duhet vendosur nga Komisioni Evropian, nuk varet nga Parlamenti Evropian. Por unë kam dëgjuar se në vitin 2018 duhet të jetë e mundur. Kjo gjë varet nga anëtarët dhe jo nga ne".

KLAN PLUS