Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Malësisë së Madhe ka reaguar për shembjen e kullës së Prek Calit, e cila tashme ka ngjallur debat të ashpër publik. Sipas kësaj njësie administrative, persona të paautorizuar nisën të ndërtonin pa leje objekt të ri mbi rrënojat e kullës. Pasi ka vendosur pezullimin e punimeve, Bashkia e Malësisë së Madhe thotë se nuk është paraqitur asnjë dokumentacion mbi ligjëshmërinë e kësaj ndërhyrje. Në të tilla kushte, ndërtimi është konsideruar i paligjshëm dhe është shembur nga Inspektorati Vendor.
Për debatin e ngritur tashmë për shembjen e kullës së Prek Calit, Bashkia e Malësisë së Madhe përmes një reagimi për mediat sqaron se fadromat e Inspektorati shemben një ndërtim të ri që po kryhej mbi rrënonjat e kullës, dhe jo kullën siç pretendohet nga banorët.
Sipas kësaj njësie administrative, në gusht të 2017, banori Ndue Dreshaj është ankuar se kulla e dajës së tij Prek Cali është shembur.
Një ditë më pas, Inspektorati Vendor ka shkuar për verifikimin dhe ka konstatuar se kulla është shembull nga persona të paautorizuar dhe mbi rrënojat e saj po ngrihej objekti i ri.
Inspektorati Vendor për Mbrojtjen e Territorit ka kërkuar dokumentacionin nëse për këto punime ishte marrë autorizim përkatës, por pranë autoriteteve nuk është vënë në dispozicion asnjë dokument.
Në të tilla kushte, Bashkia e Malësisë së Madhe e ka vlerësuar ndërtimin pa leje dhe urdhëroi pezullimin e punimeve deri në paraqitjen e dokumentacionit të plotë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-kullen-e-prek-calit-e-shemben-te-tjere-prishem-punime-e-reja/