Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sezoni turistik në qytetin e Fierit gjatë 2017 është ndeshur me një sërë problematikash si mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e stafit mjekësor apo mungesa e vijave mbrojtëse nga motorat e ujit. Prefektura e këtij qyteti ka bërë një analizë për të gjitha vështirësitë si dhe për marrjen e masave për të përmirësuar gjendjen.
Sezoni turistik në Fier gjatë 2017 është ndeshur me një sërë vështirësish si mungesa e kullave të rojes në plazhet Seman, Darrëzezë, mungesa e vijës mbrojtëse të plazhistëve nga motorrat e ujit, si dhe mungesa e stafit mjekësor në tre plazhet Seman, Darrëzezë dhe Divjakë.
Në analizën e organizuar për këtë çështje Prefekti i qarkut Fier, Vasil Bregu, pavarësisht këtyre mangësive ka pohuar se Fieri ka resurse turistike të cilat duhet të shfrytëzohen më shumë dhe për këtë kërkoi më tepër angazhim nga institucionet e linjës.
Kjo analize nxori në pah të mirat, të veçantat e këtij sezoni turistik por edhe mangësitë për të cilat u la detyrë që të mos përsëriten në sezonin turistik të vitit të ardhshëm 2018.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/turizmi-prefekti-ngre-problemin-e-ujit-stafit-mjekesor-dhe-kullat-e-rojes/