Ende nuk po zbatohet marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë, për tekstet në gjuhën shqipe të vitit shkollor 2017 -2018.

Në lidhje me këtë problem, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu ,ishte në Kukës,në qytetin e parë të Shqipërisë, për të kërkuar mbështetje në mbajtjen gjallë të arsimimit në gjuhën shqipe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Marrëveshja konsistonte që ekzemplaret e teksteve shqip ti dërgojë në entet botuese të Sërbisë, si model për prodhimine tyre në mënyrë që të viheshin në zbatim për fëmijet shqiptar.
Por një set tekstesh shkollore nga klasën e parë deri në klasën e nëntë është dhurata e Kryetarit të Bashkisë Kukës, për nxënësit shqiptarë që mësojnë në Luginën e Preshevës.