Surprise Me!

Report TV - Bienalja Çikagos,Veliaj: Brenda 5 viteve ujërat e zeza jo më në Lanë

2018-05-02 0 Dailymotion

Në ditën e dytë të vizitës së tij në SHBA, në Bienalen e Arkitekturës së Çikagos, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi para arkitektëve dhe urbanistëve pjesëmarrës disa nga projektet më të rëndësishme që do të realizohen në kryeqytetin shqiptar.

Ai deklaroi se pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e pjesës kryesore të sheshit ?Skënderbej?, ka nisur puna për pjesën pas bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe sistemimi i hapësirës midis Bibliotekës Kombëtare dhe Kullës së Sahatit.

?Po zgjerojmë pjesën pedonale të sheshit pas ?Skënderbeut?, me lulishten klasike, që e mbajmë mend që fëmijë. Mandej, vazhdojmë me atë që quhet Kopshti i Librave, midis Bibliotekës Kombëtare dhe Kullës së Sahatit.

Pra, ajo zonë do të kthehet në një mjedis ku mund të marrësh e japësh libra, e lidhur natyrshëm edhe me Bibliotekën Kombëtare?, tha Veliaj.

Buy Now on CodeCanyon