Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e Ora News, bëri me dije nisma më të afërta të opozitës në Parlament, duke përmendur kërkesën për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore si dhe thirrjen e ministrave, dikasteret e të cilëve kanë pësuar ndryshime, për të sqaruar strukturën e re.
E pyetur për deklaratën e saj pas rrjedhjes së votave të opozitës për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, Duma e konsideroi manipulim si shitblerjen e votës ashtu edhe rrjedhjen e votës në Parlament.
Duma: Ne votimin elektronik e kemi kërkuar prej kohësh. Sigurisht, ajo që kam kujdes për të përmendur është se votimi elektronik nuk është çështja e një partie. Nuk zgjidh manipulimin, por është një mjet që zgjidh diçka. Votimi elektronik zgjidh një pjesë të problemit që ka të bëjë brenda qendrës së votimit.
Presioni ndodh jashtë. Duke pasur parasysh që do të jetë shenja e gishtërinjve, nuk do të jetë fotografimi i votës, nuk do të jetë i mundur mekanizmi i manipulimit. Pse duhet kjo? Të gjithë shqiptarët duhet të kuptojnë që deformimi i vullnetit të tyre brenda apo jashtë qendrës së votimit duhet të na japë shansit që kjo Shqipëri të bëhet më e mirë ekonomikisht. Plani ekonomik bazohet në fund të ditës nga mundësia e votës së lirë.
Reforma zgjedhore është detyrë e opozitës që ta çojë përpara dhe kjo ka qenë përpara marrëveshjes (Rama-Basha), megjithëse përfshihet brenda marrëveshjes shumë pika të së cilës nuk u mbajtën.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/votimi-per-rucin-duma-si-shitblerja-si-rrjedhja-e-votave-manipulim/