Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kishin ardhur në Durrës për të kaluar fundjavën por pushuesit kosovare përfundojnë në spital me helmim ushqimi.
15 shtetas kosovarë punonjës të komunës së Rahovecit pas ngrënies së drekës patën shqetësime gastrointestinale, dy orë pas konsumimit të ushqimit në një restorant ne afërsi të Shkëmbit të Kavajës.
Ndërkohë qytetarët e helmuar janë dërguar në spitalin rajonal ku morën ndihmën e parë mjekësore.
Infermierja: Janë paraqitur me urgjencë fillimisht një grup prej 10 vetash banorë të Kosovës dhe jo vetëm. I është dhënë ndihma e shpejtë dhe pothuajse janë përmirësuar.
Pacientët shprehen se gjithçka ka ndodhur për shkak të ushqimit qe kishin konsumuar pak para se të niseshin për t?u kthyer në Kosovë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/durres-helmohen-ne-nje-restorant-15-turiste-nga-kosova/