Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë një operacion për pastrimin e nyjeve dhe hapësirave në akset kryesore kombëtare nga tabela që nuk kanë lidhje me sinjalistikën apo çmontimin e çdo aktiviteti civil/ekonomik pa leje.
Qytetarët kanë 15 ditë kohë që të bëjnë në mënyrë vullnetare çmontimin e çdo aktiviteti të paligjshëm.
Në përfundim të këtij afati, strukturat përkatëse do të ndërhyjnë në të gjithë akset kombëtare.
?Përmes kësaj ndërhyrjeje do të mund të bëhet çmontimi i çdo strukture të aktiviteteve civile/ekonomike pa leje dhe gjithashtu pastrimi nga tabelat e ndryshme që përveçse nuk kanë lidhje me sinjalistikën rrugore, pengojnë atë dhe bëhen burim aksidentesh.
Bazuar mbi hartat, listën e pikave të zeza të evidentuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe verifikimet në terren, jemi duke analizuar të gjitha pikat për ndërhyrje, duke klasifikuar ato sipas rriskut.
?Nuk do të ketë asnjë tolerancë. Në përfundim të të gjitha fazave të operacionit, hyrje-daljet e akseve kombëtare, nyjet dhe hapësirat do të pastrohen plotësisht? deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri
Fotografimi ? Si fazë e parë, do të fillohet me ndërhyrjen në rastet ku ka nevojë vetëm për pastrim dhe nuk ka implikime pronësore.
Paralelisht do bëhet identifikimi, fotografimi dhe verifikimi i situatës së pronësisë lidhur me hapësirat dhe nyjet e rrjetit në akset kryesore rrugore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/aksion-per-pastrimin-e-akseve-kombetare-bizneset-afat-15-ditor/