Dorëheqja e gjyqtareve Evelina Qirjako dhe Arjana Fullani është bërë shkak që këtë të hënë gjyqi për akuzën e kallëzimit të rremë me të pandehurit deputeti Tom Doshi dhe ish-deputetit Mark Frroku të shtyhet.

Dhe pse paraprakisht Gjykata e Lartë kishte përzgjedhur një tjetër trup gjykuese pa praninë e Qirjakos dhe të Fullanit, gjyqtarët nuk u paraqitën fare në sallë, por u mjaftuan me një njoftim duke lajmëruar shtyrjen.

Avokati i Doshit: Gjykata e Lartë s'ka më kompetencë
Të pranishëm në këtë seancën nuk ishin asnjë nga të pandehurit përfshi Doshin, Frrokun dhe Durim Bamin ndërsa avokati i Doshit u shpreh se tashmë Gjykata e Lartë është në kolaps me këtë gjykim.