Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në shkollën pedagogjike të Elbasanit mëson edhe një nxënës pak i veçantë. Ai është nëntëvjecari Egli Malësia që shkon në klasën e tretë dhe dëftesën e ka me nota të shkëlqyera. Egli është diagnostikuar me autizëm kur ishte 1 vjec e gjysmë, por shtatë vjet përkujdesjeje të vazhdueshme nga nëna dhe psikologët e qendrës së autizmit, kanë sjellë rezultate mbresëlënëse. Nëna e tij, Greta ka një mesazh për të gjithë: ?Mos hiqni dorë nga fëmijët tuaj autikë.?
Egli Malësia ka shumë ëndërra si çdo fëmijë dhe mendon se një ditë do të jetë astronaut dhe do të studiojë planetet.
?Mua më pëlqen shumë matematika. Kur të rritem kAm dëshirë që të bëhem austronaut. Më pëlqejnë planetet dhe di emrat e tyre,?- lexon Egli në ditarin e tij.
Është në klasën e tretë në shkollën pedagogjike në qytetin e Elbasanit dhe ka rezultate të shkëlqyera. Egli ka lindur me zhvillim normal por, siç thonë prindërit, pas një vaksine në moshën 18- muajshe ai ndryshoi dhe u diagnostikua me autizëm. Egli ka frekuentuar për 7 vite qendrën e autizmit në qytet, vite që dëshmuan një zhvillim të vrullshëm të tij.
Mësuesja që e ka ndjekur prej klasës së parë, thotë se vogëlushi paraqet tiparet e një djali të zgjuar, të shkathët dhe me vullnet për të studiuar.
Anila Kamami: ?Kur erdhi në fillim ishte fëmijë i zgjuar, me inteligjencë të përparuar, mund të them mbi shokët e klasës por kishte probleme në sjellje, në qëndrimin në klasë, ishte i papërqëndruar, kishte dëshirë për tu arsimuar por ishte si ai zogu i trembur. Është si të gjithë të tjerët, nuk ndryshon fare. Është i dashur me shokët dhe shumë bashkëpunues.?
Egli merr dashuri nga shokët dhe shoqët.
Mario Panxhi: ?Ai është shumë i mirë. Ne në klasë të parë dhe të dytë kemi qenë në një bankë. Egli ka qenë shumë i zgjuar, i shakthët dhe nxënës shumë i mirë.?
Ester Lufo: ?Është i dashur me neve dhe komunikojmë shumë bashkë.?
Egli sot, renditet si nje model suksesi dhe krenarie jo vetëm për familjen e tij prindërit dhe 2 motrat por edhe për qendrën e femijëve autik dhe shkollën pedagogjike. Nëna e tij, Greta rrëfen e përlotur ecurinë dhe rezultatet e djalit të saj, si edhe ka një mesazh të fortë për të gjithë prindërit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/aspak-ndryshe-9-vjecari-autik-qe-shkelqen-ne-shkolle/