Lëvizja Socialiste për Integrim është bërë pjesë e debatit për Reformën Zgjedhore.

Nga selia e LSI, ku u zhvillua një mbledhje e grupit parlamentar, kryetari i grupit Petrit Vasili tha se është pro një reforme të vërtetë, të thellë dhe që t?iu japë zgjidhje plagëve të mëdha të zgjedhjeve në Shqipëri.

Më tej, ai shtoi se zgjedhjet shiten e blihen në vend, ndërsa procesi i fundit zgjedhore, ai i 25 qershorit, sipas tij ishte i rrënuar.

?Vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore të vërtetë, të thellë dhe që iu jep përgjigje plagëve të mëdha të zgjedhjeve në Shqipëri, që shiten e blihen, të rrënuara në procesin e fundit zgjedhor të 25 qershorit, ku fjalën e pati vjedhja e votës, trafikantët, krimi. Së dyti, pabarazia e votës, një tjetër plagë e madhe. Pabarazi ekstreme antikushtetuese, së cilës nuk i është dhënë asnjë përgjigje?, tha Vasili.